aac-group

Trusti Pensional

E-mail Print PDF

Per tu informuar me teper rreth Trustit Pensional te Kosoves klikoni mbi linkun me poshte:

http://www.trusti.org/

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) është institucion i themeluar në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarëve në Kosovë.

Trusti është i angazhuar kryesisht për mbajtjen e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës, të cilat ruhen nëpër llogari individuale të kontribuesit. Administrimi i këtyre llogarive individuale është përgjegjësi ligjore e Trustit, përderisa paratë mbesin pronë vetanake e kontribuesit.  Edhepse pronë private, mandati i këtyre kursimeve është specifik – ato mund të përdoren vetëm për pension.

Sa janë me ne, mjetet investohen sipas parimeve të investimeve të kujdesshme të paracaktuara me ligj. Investimet bëhen në mënyrë që kursimtarët kosovarë, në afate të gjata të kenë rritje sa më të madhe të llogarisë, ashtu që t’iu sigurohet një pension sa më i mirë me rastin e pensionimit. Investimet e Trustit janë të bëra në klasa të aseteve, tregje botërore dhe industri nga më të ndryshmet, në mënyrë që të shpërndahet dhe kështu zvogëlohet rreziku i mundshëm që vjen nga investimet.

Faqja jonë në internet është pasqyrë e plotë 'virtuale' e asaj çfarë bën Trusti. Këtu do t’i gjeni përgjigjet në të gjitha pyetjet rreth punës së Trustit dhe menaxhimit të mjeteve. Nëse nuk e gjeni përgjigjen atëherë ju lutem na kontaktoni.

Trusti - Institucion i ri

 

 

Trusti punëson 22 profesionistë, funksioni i të cilëve është që të pranojnë dhe procesojnë kontributet nga punonjësitë dhe punëdhënësit, dhe t’iu ofrojnë këshilla dhe përkrahje teknike si punonjësve ashtu edhe punëdhënësve.

Trusti gjendet në Prishtinë dhe është i ndarë në pesë departmente kryesore: Marrëdhëniet me klientë, Financa, Marrëdhënie me publik dhe trajnim, Resurse njerëzore, dhe Teknologjinë e informacionit. Struktura institucionale është disejnuar për t’i menaxhuar me efikasitet llogaritë personale, të mbajnë shënimet e kontributeve, ofrojnë një spektër të gjerë të shërbimeve për klientë, dhe të informojnë publikun në aspekte të ndryshme të implementimit të programit të ri pensional.

Procesi i mbledhjes

Punëdhënësit i kryejnë pagesat për të gjithë punëtorët e tyre çdo muaj përmes rrjetit të bankave komerciale në Kosovë. Së bashku me pagesat, punëdhënësit dorëzojnë edhe formularët e pagesave.

Pasi të bëhet pagesa, banka komerciale dërgon të hollat në llogarinë e Trustit në BQK (Banka Qendrore e Kosovës). Formularët e pagesës i dërgohen Administratës Tatimore. Administrata Tatimore i mbledh dhe i proceson këta formularë, monitoron përmbajtshmërinë dhe barazon pagesat, dhe i dërgon këto informata Trustit.

Sipas udhëzimit të Trustit, të gjitha kontributet e mbledhura transferohen nga llogaria në BQK në llogarinë e firmës menaxhuese të mjeteve, përgjegjësia e së cilës është t'i investojë mjetet. Përderisa mjetet janë të investuara me menaxhuesin e mjeteve, ato pritet të rriten në vlerë dhe kthimi nga investimet shpërndahet proporcionalisht nëpër llogaritë individuale të kontribuesve, pas heqjes së shpenzimeve administrative (0.9% në vitin 2008).

 

Linqet

Se shpejti...

 


Vizitoret

Tjera...

You are here: AAC TRUSTI PENSIONAL